Kryetari i Komuns së Kamenicës, Qëndron Kastrati, bashkë me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinajn, nënkryetarin Faton Jakupi e përfaqësues të tjerë të institucioneve, kanë bërë homazhe te lapidari i komandantit Rahim Beqiri-Roki, në 18 vjetorin e rënies së tij.
Kryetari Kastrati tha se jeta dhe vepra e heronjëve tanë është udhërrëfyesi më i mirë për shtetndërtim.
“Jeta dhe vepra e heronjëve tanë, është udhërrëfyesi më i mirë për shtetndërtim dhe krenari për mbarë popullin shqiptar”, tha ai.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se komandant “Roki” ka mbetur simbol i sakrificës më sublime për të drejtën shqiptare.
E nënkryetari Faton Jakupi, tha se asnjëherë nuk duhet të harrojmë ata që luftuan e dhanë jetën për lirinë që sot e gëzojmë
Për ta nderuar jetën dhe veprën e komandant “Roki”, është organizuar edhe ecja tradicionale “Rahim Beqiri-komandant Roki”, që nisë nga Kulla e Kadri Zekës në Poliqkë-Kikë e deri në Gmicë.