Kuvendi i Komunës së Kamenicës ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për ngarkesa, tarifa, taksa dhe gjoba komunale.
Çertifikata për gjendjen familjare deri tani është nxjerrë me dy taksa. Për bashkëqytetarët tanë në diasporë ka qenë 5 euro dhe për qytetarët e Kamenicës 2 euro.
Me këtë rast Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja, ka propozuar që kjo taksë të jetë e njëjtë si për bashkëqytetarët nga diaspora, si për qytetarët e Kamenicës.
Pagesa për çertifikatë tani e tutje do të jetë 2 euro për të gjithë qytetarët.
“Me që rast më së shumti janë diskriminuar bashkatdhetarët tanë , andaj me Rregulloren e re të gjithë qytetarët do të paguajmë vetëm një taksë edhe atë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria e Administratës së Përgjithshme.
Këtë propozim e ka përkrahur edhe kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati dhe Kuvendi Komunal i Kamenicës.