Kosova e pret Anglinë të dielën në “Fadil Vokrri” për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues për EURO 2020.
Barazimi ose humbja kundër Kosovës do të bënte që Anglia të rrezikonte të mbetet e dyta në Grupin A, pas Çekisë.
Gjashtë nga dhjetë fituesit e grupeve kualifikuese për Evropian do të radhiten në vazon e parë, gjë që ua mundëson atyre të përballen me Kombëtare më të dobëta në letër në fazën e grupeve të ‘Euro 2020’.
Nëse Anglia fiton kundër Kosovës të dielën, ata kanë shumë gjasa të jenë në mesin e atyre gjashtë skuadrave. Por, nëse Anglia mbetet në vazon e dytë, shorti i 30 nëntorit mund të jetë mjaft stresues për anglezët.
Nëse përfundon në vazon e dytë, Anglia rrezikon të jetë në grupin e vdekjes në EURO, ku mund të përballet me kampionen në fuqi të Evropës, Portugaline.
“Tre Luanët” e Gareth Southgate rrezikojnë të përballen edhe me Belgjikën, që e mposhti Anglinë dy herë gjatë Kupës së Botës 2018 – 1:0 në fazën e grupeve dhe pastaj 2:0 në play-offin për vendin e tretë të turneut.