Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas komplikimeve shëndetësor.
Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.
Por gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore.