DYLON

FFK: Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj (VIDEO)

FFK: Eksperti britanik inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, sugjeron riparimin e saj (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdën e shumë projekteve, rëndësi të veçantë është duke i kushtuar edhe përmirësimit të infrastrukturës nëpër stadiume.

Në këtë drejtim, sot, Dean Gilasbey, ekspert ndërkombëtar i menaxhimit të fushave të futbollit ishte për vizitë në Kosovë. Britaniku inspektoi fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” ku bëri disa testime, njofton FFK.

EkoHigjiena

Pasi pa nga afër gjendjen e fushës, ai theksoi se ajo është mjaft e dëmtuar dhe se ka nevojë urgjente për riparim, ngase është tejet e ngarkuar dhe jashtë normave të parapara për një fushë futbolli të nivelit të tillë.

Ai pohoi se është i domosdoshëm kujdesi maksimal dhe pushimi i mundshëm eventual i kësaj fushe deri në rikuperimin e saj, pasi po shkon drejt përfundimit të orëve të lejuara me normat për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Për këtë arsye, ai sugjeroi që për shkak të ngarkesave dhe klimës së paqëndrueshme në vendin tonë kjo fushë të shfrytëzohet sa më pak që të jetë e mundur dhe në afat sa më të shpejtë të shndërrohet në bari hybrid, e cila më pas do të jetë rezistente ndaj temperaturave të ndryshme dhe po ashtu do të ketë qëndrueshmëri të dyfishtë për orët e punës apo për ndeshjet që do të zhvillohen në këtë fushë.

Në fund, eksperti britanik sugjeroi që duke pasur parasysh faktin se Kosova ka vetëm një stadium që i plotëson kushtet e kategorisë së katërt të UEFA-s, i sugjeroi FFK-së që të merret seriozisht me këtë fushë në një afat sa më të shpejtë kohor, në mënyrë që ajo të jetë në nivelin e duhur të zhvillimit të ndeshjeve, njofton FFK.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.