DYLON

Kryeministri Kurti nderon jetën dhe veprën e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes

Kryeministri Kurti nderon jetën dhe veprën e Fadil Vokrrit në tre vjetorin e vdekjes
Avatar photo Redaksia

Në tre vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nderuan veprën dhe jetën e tij. Ata bënë homazhe dhe vendosën lule te varri i Vokrrit, në varrezat e lagjes “Arbëria”, në Prishtinë.

Kryeministri Kurti e ka vlerësuar lartë personalitetin e Vokrrit si futbollist dhe si më meritorin për pranimin e Kosovës në federatat ndërkombëtare të futbollit. “Fitoret e klubit të futbollit ‘Prishtina’ ishin të lidhura me emrin e tij. Vokrri ishte arsyeja e fitores sepse kur topi ishte në këmbën e tij, ai e pushtonte fushën. Kështu ishte edhe në Federatë. Punoi shumë e pa u lodhur për pasionin e sportistëve tanë”, ka thënë kryeministri Kurti. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.