DYLON

Kurti në përurimin e shtatores së Vokrrit: Le të bëhet kjo shtatore vendtakim i sportistëve vendorë dhe pikë vizituese për ata ndërkombëtarë

Kurti në përurimin e shtatores së Vokrrit:  Le të bëhet kjo shtatore vendtakim i sportistëve vendorë dhe pikë vizituese për ata ndërkombëtarë
Avatar photo Redaksia

Në ditëlindjen e 61-të të Fadil Vokrrit u bë zbulimi i shtatores së tij, pranë stadiumit të kryeqytetit që me krenari bartë emrin e legjendës së futbollit kosovar.

Në ceremoninë përkujtimore për sportistin që u nda nga jeta tre vjet më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para familjarëve të Fadil Vokrrit dhe të pranishmëve të tjerë, e kujtoi karrierën e Vokrrit dhe veprimtarinë e tij sportive.

EkoHigjiena

Kryeministri foli për arritjet individuale tē Vokrrit, në kohën kur çdo gjë ishte e vështirë, për emocionet që na jepte loja e tij. “Sa herë e merrte topin afër gjashtëmbëdhjetëmetërshit, i gjithë stadiumi ishte në këmbë, e kur shënonte, të gjthë ishim në ajër”, rikujtoi ai. Kryeministri Kurti ritheksoi kontributin e pazëvendësueshëm të Fadil Vokrrit në pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Shtatorja e përuruar sot, që po ashtu shënon edhe sfidat dhe sakrificat që sporti kosovar ka kaluar për të qenë këtu, le të bëhet vendtakim i sportistëve vendor dhe pikë vizituese për sportistët ndërkombëtarë, tha kryeministri në mbyllje të fjalës së tij.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.