DYLON

Drita zbret sonte në “Fadil Vokrri”, për ta përmbysur rezultatin e për të kaluar në play-off

Drita zbret sonte në “Fadil Vokrri”, për ta përmbysur rezultatin e për të kaluar në play-off
Avatar photo Redaksia

Sonte do të jenë 90 minuta shpresë për skuadrën e futbollit, FC Drita nga Gjilani, për ta përmbysur humbjen minimale të pësuar në Letoni nga FK Auda, një fitore kjo që do ta kalonte Dritën në play-off të Ligës së Konferencës, ku do të priste ballafaqimin me fituesin e ndeshjes Legia Varshava – Brondby.

Pra, sonte prej orës 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, FC Drita pret FK Auda, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 0, për letonezët me golin e shënuar nga Bruno Tavares.

EkoHigjiena

Skuadrës së udhëhequr nga kryetrajneri, Zekirija Ramadani, me fondin e lojtarëve që ka, i mbetet të zbresë në fushën e blertë, e motivuar maksimalisht dhe me përkrahjen edhe të “intelektualëve”, ta përmbys këtë epërsi minimale të kundërshtarit nga Letonia dhe të rrugëtojë tutje në Ligën e Konferencës.

Ndeshja mes Dritës dhe Auda-s fillon në orën 20:00. Transmetohet drejtpërdrejt në RTK.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.