Sot, ka ndërruar jetë, profesori dhe gazetari gjilanas, Tefik Selimi, Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e tij, përmes rrjetit social Facebook.
“Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Familjar miq dhe dashamirë, sot me datë 24.01.2019 ndërroi jetë babai jonë Prof. Tefik Selimi pas një sëmundje të rëndë që zgjati 3 muaj.
Peër datën e varrimit dhe kohën ju informojmë prapë”.
Përndryshe, Selimi la pas vete, një bagazh shkrimesh gazetareske duke punuar e bashkëpunuar me gazeta ditore dhe së fundi edhe me portale lokale e nacionale. Po ashtu, kontributi i tij i çmuar është dhënë edhe në sferën e arsimit ku punoi si profesor i gjuhës shqipe deri në pensionim. Ai po ashtu është autor edhe i disa librave.