DYLON

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa për vitin 2019

U mbajt mbledhja e parë e Komitetit për Politikë e Financa për vitin 2019
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Politikë e Financa i Komunës së Vitisë,  ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar këto pika të rëndit të ditës:

-Shqyrtimi i planit vjetor 2019 dhe plani strategjik 2019 i njësisë se Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë.

-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për caktimin e orarit të mbajtjeve të takimeve të kuvendit të komunës së Vitisë.

EkoHigjiena

-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bashkëpunimin ndër komunal të qëndrueshme me Komunën e Kirchhain.

-Draft Plani i punës për vitin 2019 i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

-Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndryshim plotësimin e vendimit nr. 01-410/03-538 të datës 05.06.2018 për formimin e komiteteve konsultative.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë paraqitur edhe dy informata si:
-Informatë mbi punën e komiteteve funksionale për vitin 2018.
-Informatë nga zyra e prokurimit mbi raportin e prokurimit dhe planifikimi final i prokurimit për vitin 2019.

Ndonëse për këtë mbledhja ishte paraparë të votohet edhe Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2018 me shumicën e votave të anëtarëve të këtij Komiteti, u vendos që këto pasqyra të plotësohen dhe të sillën në mblidhen e radhës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.