Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, mbrëmë u ndezën qirinj në shkallët e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilia Redžepi së bashku me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kroacisë në Kosovë, Nedjeljko Špilek, përfaqësues të institucioneve, deputetë dhe qytetarë, ndezën nga një qiri për jetët e humbura në në aksidentin tragjik në Kroaci,