Policia e Kosovës ka dal me një raport shtesë për rastin kur ankuesja, kishte raportuar në polici se deri sa ishte duke mbajtur një fjalim në protestën e cila ishte duke u mbajtur me 11 nëntor 2017, në qendër të qytetit të Gjilanit rreth zhvendosjes së një “përmendoreje”, një person i panjohur ka tentuar ta sulmojë, mirëpo është ndaluar nga disa pjesëmarrës të protestës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë hetimeve në vazhdim Policia e Kosovës, nga rrjeti social ,,Facebook” në faqen e një radioje lokale, me 13 nëntor 2017, kanë siguruar një video incizim ku është identifikuar i mituri, shqiptar shtetas i Kosovës, (2001), i dyshuar për veprën e cilësuar si “Sulm”.
“Gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit të tij janë gjet prova të qëndrueshme se ai ishte i involvuar në këtë rast. Ai i revoltuar me fjalimin e saj ishte nisur që t’ia marrë letrën prej dorës, por ishte penguar nga pjesëmarrësit që ishin prezentë”, ka thënë Hashani.
Pas intervistimit prokurori i shtetit të miturit të dyshuar i lëshoi vendimin mbi ndalimin për 24 orë. Rasti procedohet në prokurori.