Brenda javës 22 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëri fatalfotoilustrim

Brenda javës 22 aksidente trafiku, fatkeqësisht njëri fatal

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (08 – 14 nëntor), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 22 aksidente të trafikut, fatkeqësisht njëri me fatalitet, ndërsa janë shqiptuar 754 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 22 aksidente trafiku, nga të cilatk 10 me lëndime në njerëz, 11 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime, si dhe një aksident fatal.

Aksidenti fatal kishte ndodhur në magjistralen Gjilan – Kamenicë ku për pasojë kishin humbur jetë dy persona.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 754 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve.

KOMENTE