Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Në njërin rast një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Mashtrimi’’, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE/