DYLON

Kryesia e Kuvendit: Kuvendi mban tri seanca gjatë javës së ardhshme

Kryesia e Kuvendit: Kuvendi mban tri seanca gjatë javës së ardhshme
Avatar photo Redaksia

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca u mbajt sot mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje Kryesia vendosi që të enjten, më 4 prill, Kuvendi të mbajë dy seanca. Duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Betejës së Koshares. Kurse, në orën 11:00, Kuvendi në seancë të rregulltë do të votojë për një varg projektligjesh dhe çështjesh të tjera të parapara në rend dite.

EkoHigjiena

https://www.kuvendikosoves.org/shq/kalendari/…

Kryesia po ashtu u dakordua që të premten, më 5 prill, duke filluar nga ora 11:00, Kuvendi të mbajë seancë të veçantë me të vetmen pikë të rendit të ditës, pyetje parlamentare.

Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.