Aleatët e NATO-s së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov do të nënshkruajnë protokolin e pranimit, me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kjo vjen, ku pas mosmarrëveshjeve thuajse prej 3 dekadash, Athina dhe Shkupi ranë dakord për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.
Nga sot pritet të shkruhet historia për Maqedoninë e Veriut.