Harroni gjithçka që keni lexuar për burrat dhe Marsin. Shanset janë që personi i parë që do të mbërrijë në planetin e kuq do të jetë një grua, tha së fundmi kreu i NASA-s.
Jim Bridenstine ishte mysafir në emisionin radiofonik shkencor dhe teknologjik “Science Friday”, kur ai tha se një grua “me shumë gjasa do të jetë” personi i parë në Mars.
Administratori i NASA nuk identifikoi një person të caktuar, por tha se gratë janë në ballë të planeve të ardhshme të agjencisë.
Bridenstine u përgjigj “absolutisht” një pyetjeje nga një përdorues i Twitter i cili pyeti nëse gratë do të përfshihen në udhëtimin e ardhshëm të agjencisë në hënë.
Në fakt, ai tha se personi tjetër në hënë ka gjithashtu gjasa të jetë një grua.“Këto janë ditë të mëdha”, tha ai.