• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Lugina

Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës

Redaksia 2LONLINE 1 Mars, 2021 5 min
 Referendumi 1 dhe 2 marsit 1992, tre opsionet politike të Luginës së Preshevës

Më 1 dhe 2 mars shënohet 28 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dy opsione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para disa vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative Jugosllave me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit.

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë vitit 1991- 1992 në komunat  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave : Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Në këtë kuvend u propozuan tre opsione Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Iniciativa ishte e popullit dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë që la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik.

Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetarëve ishte pengesë e madhe nga qeveria e atëhershme e Serbisë. U hapen 75 vendvotime në shtëpia private dhe lokale po ashtu private, dhe për dy ditë dolën në votime qytetarët, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe. Radhët e qytetarëve ishin të mëdha për votime. Dolën mbi 46.000 votues. 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.

Edhe pse më 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes për armëpushim, më 7 maj u mor vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP-së dhe marrëveshja e paqes u nënshkrua më 21 Maj 2001.

BURIMI: Titulli.com

Etiketa:aktuale Luginës së Preshevës Mars referendumi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Pjesëtarë të FSK-së certifikohen nga Ushtria Turke

30 Qershor, 2022

Rreth 8900 raste të raportuar përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”

30 Qershor, 2022

Punëtoria e radhës për zbatimin e strategjisë së integruar të Policimit të drejtuar nga Intelegjenca dhe Policimit në Bashkësi

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com