Në Kamenicë, Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë organizuar aktivitet kulturor e artistik për nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit”.
Mysafirë në këtë shkollë ishin personazhet më të dashura të fëmijëve nga filmat vizatimorë.
Gjatë ditës së sotme, këto personazhe u treguan përralla, dhanë këshilla e diskutuan për miqësinë dhe mirësjelljen në shkollë.
“Fytyrat e entuziasmuara të fëmijëve tregojnë sa e rëndësishme është që fëmijët të kenë çasje edhe në aktivitete të tilla edukativo-kulturore”, tha ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së arsimit Mirhane Morina.