Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Michele Risi.
Myftiu Tërnava pasi i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, fillimisht i uroi sukses në detyrën dhe përgjegjësinë që ka marrë më pas e njohu atë me zhvillimin e jetës fetare në vend dhe me institucionet e BIK-ut, duke potencuar se organet e BIK-ut vazhdimisht janë të përkushtuar për një Kosovë, qytetarët e së cilës të bashkëjetojnë në dashuri e harmoni ndërfetare e tolerancë, të cilën tashmë e kanë kultivuar prej shekujsh.
Po ashtu Myftiu Tërnava theksoi respektin dhe mirënjohjen që gëzojnë forcat e KFOR-it te të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai në këtë vazhdë tha se kemi ndërtuar traditë të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit me KFOR-in.
Nga ana e tij, komandant i ri i KFOR-it në Kosovë Gjeneralmajor Michele Risi falënderoi Myftiun për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tij personal dhe të Bashkësisë Islame që udhëheq në mbajtjen dhe kultivimin e vetëdijes për paqen, për harmoninë ndërfetare, tolerancën dhe për bashkëjetesën qytetare.
Ai në fund tha se NATO në Kosovë është e përkushtua për të krijuar siguri për të gjithë qytetarët dhe se misioni i saj si një forcë e besueshme për ruajtjen e sigurisë në Kosovë.