DYLON

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të KFOR-it turk

Kryeprokurori Kadriu priti në takim përfaqësues të KFOR-it turk
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka pritur në takim përfaqësues të KFOR-it turk, major Yunus Ylldiz dhe nënoficerin Faruk Karatas.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Kadriu, fillimisht falënderoi përfaqësuesit për vizitën dhe i njoftoi të njëjtit lidhur me funksionimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, kompetencat, organizimin dhe sfidat e punës së kësaj prokurorie.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, përfaqësuesit e KFOR-it turk, falënderuan kryeprokurorin për pritjen dhe bashkëpunimin e ofruar dhe theksuan se mbeten të përkushtuar në misionin e tyre.

Në fund të këtij takimi të njëjtit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të mëtutjeshëm me Prokurorinë Themelore në Gjilan, me qëllim të kontributit në sigurimin e paqes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.