Kryetarja e Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Gjilan, Arta Mustafa u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të mobilizohemi dhe të marrin pjesë në dhurimin e gjakut.
“Të rinjtë e Nismës Socialdemokrate kanë nisur një fushat mobilizuese ”Dhurojmë Gjak” të shpëtojmë të lënduarit e prekur nga tërmeti në Shqipëri, ne ftojmë të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë më aktive në këtë fushate sepse një angazhim më i madh do të thotë një numër më i lartë dhuruesish, një jetë e shpëtuar”, ka thënë Mustafa.
“Qytetarë të Gjilanit, njerëz të vullnetit të mirë ju lusim që në mënyrë humane të na bashkangjiteni nesër duke filluar në ora 12:00 në qendrën e transfuzionit të gjakut, të dhurojmë gjak të ndihmojmë të lënduarit në Shqipëri”, ka thënë ajo.