DYLON

Policët dhurojnë gjak

Policët dhurojnë gjak
Avatar photo Redaksia

Sot, për nder të 14 Qershorit – Ditës Botërore të Dhurimit të Gjakut në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjashtëdhjetë (60) pjesëtarë të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në aktivitetin e dhurimin e gjakut të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të gjakut, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës.

Përveç punëve dhe përkushtimit në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, pjesëmarrja e madhe e pjesëtarëve të Njësive Speciale Operative të Policisë së Kosovës, në dhurimin vullnetar të gjakut, po ndikon në ngritjen e imazhit të Policisë, si shembull i shkëlqyer për të shpëtuar jetën e njeriut në rrezik. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.