DYLON

Komuna e Vitisë anulon të gjitha aktivitetet e parapara për 28 Nëntor përfshirë edhe seancën solemne të KK-së

Komuna e Vitisë anulon të gjitha aktivitetet e parapara për 28 Nëntor përfshirë edhe seancën solemne të KK-së
Avatar photo Redaksia

Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri, ku si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën dhjetëra qytetar e qindra të tjera janë lënduar, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet e parapara për nderë të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit.

Me këtë vendim, anulohen gjitha programet kulturo artistike, sikur edhe seanca solemne e Kuvendit Komunal. “Bashkëndiejmë dhembje me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Tërmeti fatal që morri jetën e dhjetëra qytetarëve dhe qindra të lënduarve, na ka prekur thellë të gjithëve, andaj Institucionet komunale të Vitisë, posaçërisht njësia e Zjarrfikjes në Viti, është mobilizuar dhe është në gjendje gatishmërie për çdo nevojë të kërkuar për të ndihmuar banorët e shtetit shqiptar”, është shprehur kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Ai po ashtu ka theksuar se janë në koordinim me të gjitha instancat për organizim dhe përgjigje sa më të shpejt të ndihmesës dhe mbështetjes së familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.