Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka ftuar institucionet e Kosovës të mos i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë fazës së re të dialogut Kosovë – Serbi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se tani është momenti i fundit që Kosova ta ngrehë zërin për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës.
Sipas Mustafës, krahas zgjidhjes përfundimtare të çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duhet të zgjidhet edhe problemi i shqiptarëve të Luginës.
“Ne vetëm kërkojmë zbatimin e standardeve që Kosova zbaton për pakicat andej kufirit. Çdo gjë që vlen për serbët atje të vlejë edhe për shqiptarët këtu”, ka thënë lideri i PDSh-së, Ragmi Mustafa.
BURIMI: Epoka e Re