DYLON

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi
Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi.

Interesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ishin tema qendrore e diskutimit. Bashkëpunimi mes nesh është i rëndësishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Në parimin e reciprocitetit, shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të kenë të drejta të barabarta, të përfaqësimit, ashtu siç edhe serbët në Kosovë.

EkoHigjiena

Qeveria e Republikës së Kosovës është angazhuar në mënyrë konkrete për mbështetjen e Luginës. Për herë të parë është buxhetuar mbështetja në shumën prej 2 milionë eurove për Luginën, me qëllim mbështetjen e rinisë dhe arsimimit, përkujdesjes ndaj trashëgimisë kulturore, identitetit kombëtar e organizatave për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në muajin korrik të këtij viti, me vendim qeveritar, janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës. Zëvendëskryeministri Bislimi dhe z. Mustafa, diskutuan për finalizimin e kryerjes së kësaj pagese dhe fillimit të shpërndarjes së librave, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.