Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, se është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit.
“Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa”, ka shkruar Mustafa..
Ja postimi i plotë i Mustafës:
Është qëndrim i LDK-së të mos votohet Kadri Veseli për Kryetar të Kuvendit. Nuk do ta votojnë as deputetët e këtij koalicioni nga AKR dhe Alternativa.
Qëndrim unanim I Këshillit të Përgjithshëm sot ishte se përgjegjësinë për themelimin e institucioneve e kanë subjektet e renditura para LDK-së. Ato që u organizuan bashkë për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK-ja. Në qoftë se ato dështojnë apo nuk mund të bëjnë këtë, atëherë LDK do të japë ofertën e vet, por gjithnjë pa PDK-në.