Ish drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjilanit, Nazmi Musa, në reagimin e tij lidhur me deklarimet e Bukurije Musliut përmes komunikatës “Dënohet me burg drejtori i Lutfi Hazirit” (shih shkrimin: Dënohet nga Gjykata, ish drejtori i DKA-së), ka reaguar duke thënë “Unë nuk jam as nuk isha drejtor i Lutfi Hazirit, por isha Drejtor I Drejtorisë se Arsimit ne Gjilan”.
Në reagimin e tij, Musa ka thënë:
“Për hir te opinionit dhe transparencës publike jap shpjegime lidhur me Aktakuzën e ngritur ndaj meje nga Departamenti për Krime te renda PP.I.NR.35/2016: date 25.04.2016 dërguar Gjykatës Themelore ne Gjilan, sepse…”e ka keqpërdor pozitën zyrtare duke vepruar ne kundërshtim me udhëzimin administrative nr.08./ 2014 te MASHT-it. duke ia mohuar te drejtat e te dëmtuarës Bukurije Musliut…”
Drejtoria e Arsimit ne Gjilan ka pasur një varg argumentesh ligjore ne te cilat ka gjete mbështetje qe zonja Bukurije Musliun te mos e sistemoje ne ndonjë vend te punës si mësimdhënëse pas skadimit te zëvendësdrejtoreshës ne Shkollën e Mesme te Ulet “ Abaz Ajeti:
Bukurie Musliu është pranuar zëvendësdrejtoreshë ne mënyrë jo ligjore dhe ne kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, nr.3/2009 te datës 09.02.2009, udhëzim ky qe përcakton procedurat e zgjedhjes se drejtorit te institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese. Komisioni i pranimit e ka shkel nenin 3 ,pika 2 ku shprehimisht thuhet” Te kenë te kryer njërën nga fakultetet përkatëse te licencuara te Universitetit te Prishtinës dhe te fakulteteve private te akredituara dhe te licencuara nga MASHTI.
Zonja Bukurije Musliu posedon një Diplome te Studimeve Themelore Universitare te Kolegjit Universitar” GJILANI’,kolegj privat i pa licencuar dhe i pa akredituar, lëshuar me datën 02 gusht 2011.
Kontrata e punës për zëvendësdrejtore ne Shkollën Fillore “ AbazAjeti” i lëshohet me kohëzgjatje nga 01.12 2010 deri 30.11.2014,, qe do te thotë se zonja Bukurije është para se te diplomoje, data e diplomimit 02 gusht 2011. Shtrohet pyetja si e ka pranuar komisioni ne udhëheqje te zëvendësdrejtores pa posedim te diplomës? Nr i kontratës se punës: 919/viti 2010. Nga Drejtoria e Arsimit ( Shërbimi Civil)….
Vendimi i Kabinetit te Ministrisë te Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ne Prishtine i datës 4 gusht 2015, ref.nr.230/018, përcakton procedurat e rrugës se mëtejmeper te diplomuarit për mësimdhënie ne kolegjet private. Citoj:
Pika 1.
“Te diplomuarit ne programet e studimit për përgatitje te mësimdhënësve te ofruara nga Bartësit Privat te Arsimit Te Larte( BPrAL0, te regjistruar ne programe te pa licencuara, parahyrës ne fuqi te L nr. 04/L-37 për Arsimin e Larte ne Republikën e Kosovës( Gazeta Zyrtarenr. 14 te datës 9 shtator 2011) , duhet te përfundojnë Programin për Avancim e Kualifikim. ”Programin për Avancimin e Kualifikimit duhet te përfundojë me se largu deri me 31 dhjetor 2016 -Thuhet me tej ne piken: 4.3 te këtij Vendimi.
Zonja Bukurije Musliu nuk ka përfunduar këtë program, nuk ka licence pune dhe diplome nga një Universitet i Licencuar dhe i Akredituar. mbështetur ne ligjet dhe rregulloret e MASHT-it.
Udhëzimi Administrativ nr.8/2014 te datës 25,02, 2014, ne te cilin thirret Prokuroria Themelore ne Gjilan, nuk vepror retroaktivitet.
Ish drejtori Nazmi Musa ka thënë tutje në reagim se megjithëkëtë, asnjë drejtor apo zëvendësdrejtor qe ka përfunduar mandatin e menaxhimit te shkollës nuk ka mbetur pa u kthye ne vendin e punës ku ka punuar, para se të merr detyrën e drejtorit apa zëvendësdrejtorit dhe ka pasur kontratën e përhershme te punës. ‘Zonja Bukurieje Musliu nuk ka pasur kontratë pune te përhershme ne arsim, prandaj le te deklaroje kontratën e punës. Ne drejtorinë e Arsimit Bukurija ka sjell një Vërtetim nga Shkolla fillore “ Ramiz Cerrnica” ,nënshkruar nga drejtori i shkollës, zotëri Elhami Hasani, me te cilin vërtetohet përvoja e punës nga data 17.01.205 deri me datën 31.08.2008 si mësimdhënëse lëndorë (gjuhe angleze) . Kjo jep me kuptuar se zonja është pranuar me kontratë pune me kohe te caktuar, e pa kualifikuar për lenden e mësimdhënies, por e pranuar ne mungese te kuadrit, me apo pa konkurs duhet te japin shpjegim ish drejtori i DKA-se dhe komisioni i pranimit. Prandaj, Zonja le te tregoje se ku kishte punuar me pare si mësuese klasore, ne cilën shkolle e cili ishte statusi i saj ,para se ta merrte pozitën e zëvendësdrejtoreshës, edhe ashtu e pranuar jo ligjërisht”, ka thënë Musa.
Sipas tij, me çfarëdo vendimi e rrethane tjetër te sistemimit te saj ne vendin e punës si mësimdhënëse, para se ta kryej programin për Avancim e Kualifikim, është e paligjshme.
“Unë në Prokurori dhe Gjykate i kam pranuar faktet dhe realitetin e veprimit, jofajësinë. Unë nuk kam mundur se si te mos pranoj se zonjën nuk e kam kthyer ne pune, po jo me qellim. Kjo është pune qe duket. I kam pasur parasysh edhe ankesën e saj, edhe vendimet e Inspektoratit te Arsimit, edhe te Sekretarit te përgjithshëm te MASHT-it, te cilat nuk i kam zbatuar sepse janë thirre ne fuqinë e pushtetit e jo te ligjit, udhëzimeve e rekomandimeve te cilët vet janë nënshkrues te tyre. Unë e kam pranuar aktin e moskthimit e sistemimit te zonjës BukurijeMusliut ne pune, e fajësinë e drejtësinë e ndan gjykata. Opinionit i jap arsyet e veprimit tim e le te gjykojnë edhe populli ne te cilën edhe gjykata thirret ne “emër te popullit” dhe sjell ekzekutimin e te pandehurit”, ka përfunduar reagimin e tij, Nazmi Musa, ish drejtor i drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan