DYLON

Dënohet nga Gjykata, ish drejori i DKA-së

Dënohet nga Gjykata, ish drejori i DKA-së
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 145 ditë burg në cilësinë e drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, për kryerjen e veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, ndaj të cilit pas hetimeve të bëra nga Prokuroria Themelore në Gjilan i është ngritur aktakuzë më datë 25.04.2016, ka bërë të ditur Bukurije Musliu, mësimdhënëse, e dëmtuara e këtij rasti.

Ajo ka thenë se gjatë procesit gjyqësor, drejtori i arsimit e kishte pranuar fajësinë në tërësi për veprën penale të cilën akuzohej, gjë që është marr si rrethanë lehtësuese dhe dënimi është dhënë me kusht nëse brenda një viti i njejti nuk kryen vepër tjetër penale.

Musliu thotë se ndaj saj, drejtori i Arsimit Nazmi Musa kishte bërë qëllimshëm shkelje ligjore dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, duke mos e lejuar që të sistemohet si mësimdhënëse pas përfundimit të mandatit si zëvendës drejtoresh e shkollës fillore Abaz Ajeti. Poashtu drejtori i Arsimit nuk i kishte respektuar as vendimet e Inspektoriatit të Arsimit dhe as të sekretarit të përhershëm të MASHT-it.

EkoHigjiena

Në vendimin e gjykatës është konstatuar se i akuzuari Nazmi Musa ka kryer veprën penale shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Ky vendim i Gjykatës Themelore ndaj drejtorit të Arsimit Nazmi Musa, dëshmon politizimin e skajshëm të Lutfi Hazirit i cili e ka instaluar jo vetëm në sektorin e Arsimit por edhe në të gjithë sektorët tjerë duke përfshirë edhe institucionet komunale”, ka thenë Bukurije Musliu, mësimdhënëse.


.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.