DYLON

Bordi i AZhR Lindje kërkon mbështetjen financiare të Zyrës së BE’së dhe Qeverisë për vazhdimin e funksionimit

Bordi i AZhR Lindje kërkon mbështetjen financiare të Zyrës së BE’së dhe Qeverisë për vazhdimin e funksionimit
Avatar photo Redaksia

Nën udhëheqjen e kryesuesit të bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, Lutfi Haziri, njëherësh kryetar I Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot Kuvendit i punës, i pari për këtë vit, ku kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e këtij agjencioni, Valbona Tahiri, kryetarët e 11 komunave të rregjionit dhe përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Rajonal.

Nga ky Kuvend i punës, ka dalë deklaratë e përbashkët, ku kërkohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Zhvillim Rajonal mbështetjen financiare për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.

Ja deklarata e plotë e nënshkruar nga 11 kryetarët e komunave, që janë pjesë e Bordit të AZHR Lindje:

EkoHigjiena

“Deklaratë e përbashkët e Kuvendit të AZhR Lindje

Në emër të anëtarëve te Kuvendit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZhR) Lindje bazuar në statutin e AZHR Lindje, si dhe duke patur parasysh themelimin e Ministrisë për Zhvillim Rajonal nga qeveria e Kosovës, kërkojmë përkrahjen nga kjo Ministri dhe Zyrja e BE-s në Kosovë për të mbështetur financiarisht vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.

Kuvendi i AZhR Lindje adreson këtë kërkesë të përbashkët bazuar në:

• Përvojën dhe ekspertizën sa i përket identifikimit, përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të projekteve të financuara nga BE për të gjithë përfituesit (komunat, komuniteti i biznesit dhe OJQ), donatorë tjerë dhe qeveria e Kosovës

• AZhR lindje është dëshmuar si partner strategjik në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të rajonit Lindje

• AZhR-në e konsiderojmë si institucionin e vetëm kyç në nivel rajoni sa i përket koordinimit në mes të komunave në hartimin dhe zbatimin e projekteve me rëndësi rajonale dhe zhvillimore si dhe të ndihmoj në tërheqjen e investitorëve të huaj

• Kuvendi i AZhR Lindje konsideron se AZhR Lindje mund të jetë institucion për përmbushjen e objektivave dhe qëllimit të përgjithshëm të MZHR në nivel rajonal

• Kuvendi i AZHR Lindje konfirmon gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen financiare në formë të bashkë-financimit bazuar në Marrëveshjen Ndër-Komunale dhe aktet tjera ligjore. Bashkë-financimi i komunave aktualisht është gjithsej 28,430.00 euro në vit. Komunat themeluese të AZhR Lindje do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së bashkë-financimit varësisht nga zgjidhjet eventuale sa i përket financimit të mëtejmë të tyre nga fondet e IPA-s (BE) dhe/ose Qeveria e Kosovës”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.