Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është prezantuar tek skuadra e madhe nga Stambolli, Fenerbahce dhe ka zgjedhur numrin 94 në fanellë.
Në momentin e prezantimit, Muriqi ka dhënë edhe deklaratën e tij të parë si futbollist i Fenerit. Reprezentuesi kosovar ka thënë se i është realizuar ëndrra e fëmijërisë.
“Mirëdita, jam i lumtur që jam bërë pjesë e familjes më të madhe turke. Jam krenar që ëndrra fëmijërore më është plotësuar më në fund”, ka thënë fillimisht Muriqi pas prezantimit.
Ai ka theksuar se e di peshën e fanelës dhe të klubit ë do të luaj, prandaj do ta bëjë më të mirën për klubin, emrin e tij si futbollist dhe tifozët.
“Besoj se me lojën time, golat e mi, do ta arsyetoj ardhjen time këtu. Dhe do t’i gëzoj tifozët tanë të mrekullueshëm. Kam marrë shumë mesazhe përkrahëse nga tifozët e ekipit, të cilat më kanë bërë të lumtur”, përfundoi Muriq.