Mulla Imrini i rrejshmi

Mulla Imrini i rrejshmi

(Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXV-

Reis Mirdita

Për disa kapituj do të lëmë anash Zikanën dhe kazanin e saj me arsye për të dhënë një pasqyrë themelore mbi Mulla Imrinin e rrejshëm kështu që në vazhdimet e mëtutjeshme do të jetë më lehtë të kuptohen relacionet dhe trazirat e manipulimet ndaj njerëzve që bëhen gjatë gjithë kohës nga ana e trepalëshit ku hyn kryepisi i quajtur Hekri i cili është përmendur më parë në vepër si dhe aktorë të tjerë të kësaj pasqyre që përmbledh ngjarjet gjatë disa dhjetëvjeçarëve.

Mulla Imrini u shpërngul nga fshati, si thotë populli, “nga zori se jo nga qejfi”. I lindur njeri-xhinde nga një gjaktrazim krejtësisht të afërt, filloi të dallohet me pa mëshirë të veçantë ndaj çdo gjëje që nuk i pëlqente.

Sa u rrit pak, filloi të lavdërohet se natën delte kah do jashtë kufijve dhe se takohej me njerëz të mëdhenj të kësaj botë por edhe me krijesa që askush nuk mund t’i shihte përveç atij. U pajis me disa libra të shtypura dikund në Iran por njeri nuk dinte se nga i merrte apo kush ia sillte.

Personalisht i kam pa dhe konsultua disa herë. Të gjitha ishin horoskopë të ndryshëm me disa vizatime të kafshëve e të tjerat me lloje armësh të ftohta si dhe me shenja e vizatime qeniesh të imagjinuara që u referoheshin ndoshta djajve dhe këlshedrave apo katallanëve fluturues.

Asgjë konkrete në ta por edhe pa asnjë vlerë për Mullain e rrejshëm, për më tepër nga se ai, as dinte të lexoj mirë e as të flas persisht. Këto libra i mbante vetëm për t’i impresionuar nevojtarët që i binin në dorë me shpresë se do të kinin atë që dëshironin: shërim, fitim, dëm tjetrit e marina pafund.

Mullai ishte i rrejshëm! Pat shkuar disa muaj te një hoxhë për të mësuar lexim dhe lutje përmendësh. I padisiplinuar dhe halabak në shpirt, u largua pasi mësoi shkronjat por pa arritur të lexoj rrjedhshëm as “suparet” fillestare. Edhe në shkollimin e rregullt katërvjeçar që në atë kohë nuk ishte i detyrueshëm, nuk kapi asgjë; atë e la vetëm pas disa javë.

Në adoleshencë, rifilloi të frekuentoj një mulla, mësoi edhe pak leximin dhe ndërpreu përsëri pas disa muajsh por kësaj radhe duke u vetëshpallur MULLA. Me këtë, nisi të pranoj njerëz që i vinin për shërim e për ndonjë hakmarrje ndaj ndonjë personi në armiqësi apo xhelozi. Imrini u bë i famshëm!

U martua me një vajzë të fshatit të cilën e torturoi gjer në ditën kur ajo u nda nga kjo jetë. Me të i dha Zoti një djalë i cili më vonë, do ta vazhdoj “zejen” e babait por pa arritur kurrë famën e tij.

Shpërngulja për në qytet

Në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit XX, Mulla Imrini tentoi të përdhunoj një grua nga fisi i vet e cila pat ardhur me një fëmijë për dore për të kërkuar medet.

Në dhomën ku s’guxonte kush të hyjë pa leje por të cilën edhe ashtu e mbante të mbyllur me frëng për çdo klient që të pranonte pa dallim gjinie e moshe, urdhëroi gocin e vogël të shkoj të luaj me mocanikë të vet në oborr dhe befasisht iu hodh “klientes” së bukur. Ia zuri gojën mos të bërtas dhe i shtiu dorën brenda ushkurit të dimive.

Gruaja e re arriti t’i shpëtoj kthetrave dhe rrufeshëm theu xhamin e dritares me një të qëlluar grushti por nuk bërtiti për ndihmë. Nuk deshi të marr jehonë kjo punë. As mullait të rrejshëm nuk i duhej një renome e tillë andaj vet tërhoqi frëngun e derës dhe liroi daljen.

Me këtë, fjala morri dhen: “Mullai nxorri dy shejtanë nga barku i një gruaje dhe ajo u shërua plotësisht”. Nuk di nga lindi ky arsyetim por kam njohuri burimore se zonja në fjalë i tregoi burrit për ngjarjen.

Është ai i cili e detyroi Mulla Imrinin të lëshonte fshatin, për tu vendosur në qytetin e largët të Tetovës ku ai do të rriste akoma më shumë famën e tij të çudibërësit, duke kaluar në të njëjtën kohë nëpër intriga dhe poshtërsi morale të shumta.

(Javën e ardhshme: Zgjidhja e ushkurit)

lexo edhe: Zikana dhe gruaja që donte fëmijë

[pro_ad_display_adzone id=35749]

KOMENTE