Aktiviteti fizik është i domossdoshëm për funksionimin e trupit të njeriut dhe jo vetëm për estetikë. Duke qenë aktiv, ju stimuloni lëvizjen e gjakut, aktivitetin e organeve dhe largimin e kileve, toksinave, yndyrës dhe kaloritë e tepërta.
Një nga aktivitetet më të mira është ecja.
Ja disa arsye përse ecja të bën mirë:
- Ecja të forcon zemrën Redukton riskun për sëmundjet e zemrës dhe dhe atakun kardiak. Ecja, është një ushtrim shumë I mirë për zemrën, ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL), ndërkohë që rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).
- Ecja ul rrezikun e sëmundjeve Një ecje e rregullt ul rrezikun e tipit te 2-të të diabetit me rreth 60%, dhe madje personat që e praktikojnë, janë 20% më pak të rrezikuar për tju zhvilluar kanceri I zorrës së trashë, I gjirit, I mitres, dhe kjo vetëm me një hobi aktiv të tilla si ecja.
- Ecja të ndihmon të humbesh peshë Ju mund të humbni 75 kalori vetëm duke ecur me një ecje të shpejtë për 30 minuta. Rrit pak shpejtësinë dhe janë 99 kalori, ndërkohë që ne vrap do të harxhonit 150 kalori. Bëjeni pjesë të rutinës tuaj ditore një ecje 30 minuteshe, dhe do të shikoni se do të humbisni peshë shumë shpejt.
- Ecja parandalon problemet në tru. Sipas studimeve, studjuesit kanë vëzhguar zakonet e ushtrimeve të 299 personave të vjetër në moshe , me funksionim normal të trurit. Pas 9 vjetesh, kokat e tyre u skanuan duke përdorur MRI (resonance magnetike me imazh) për të përcaktuar sasinë e madhesisë dhe volumit të trurit. 4 vite më vonë, njohuritë dhe memorja e tyre u testuan. Rezultati?
Për ata që kishin ecur 10 km ose më shumë në javë, ishin më të shëndetshëm dhe kishin sasi më të madhe të ind trunor sesa ata që kishin ecur më pak, ose që nuk kishin ecur fare. Sipas studimeve, këta persona, kanë më shumë gjasa për të shmangur tkurrjen e trurit dhe të ruajnë kujtesën ndërkohe që vitët ikin.
- Ecja tonifikon këmbët, vithet dhe barkun Ecja u jep formë pulpave të këmbëve dhe forcon gjunjët, dhe gjithashtu ngre vithet. Gjithashtu për këtë do të ishte edhe më efektive ecja në malore e miksuar me ecje të shpejtë. Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj gjatë ecjes, dhe do të tonifikosh gjithashtu edhe barkun dhe belin.
- Ecja rrit mundësinë e marrjes së vitaminës D Ne të gjithë e kemi të nevojshme të dalim më shpesh. Shumë njerëz kane defiçit të vitaminës D, e cila ndikon në gjëra të rendesishme si shëndeti I kockave dhe sistemi jonë imunitar. Ecja është mënyra më e mirë për të shijuar ambjentin e jashtëm ndërkohë që merr edhe vitaminën D.
- Ecja të jep energji Me më tepër energji, mund të bëni më shumë, dhe një ecje e shpejtë, është një nga mënyrat më të mira sesi mund të “furnizohesh” me energji. Ecja rrit qarkullimin dhe furnizimin me oksigjen tek cdo qelizë në trup, duke ju ndihmuar të jeni më vigjilent dhe të gjallë. Provoni të ecni në pushim e drekës, për të arritur më shumë në pasdite.
- Ecja të bën të lumtur Është e vërtetë – ushtrimi të rrit humorin. Studimet tregojnë që një ecje e shpejtë është po aq efektive sa ilaçet kunder depresionit, për të zbutur rastet e depresionit, duke cliruar endorfinën e të ndjerit mirë, ndërsa redukton stresin dhe ankthin. Pra, për një shëndet pozitiv mendor, ecja eshte nje “duhet” absolute.