DYLON

Ecja për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri

Ecja për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri
Avatar photo Redaksia

Aktivitetet e Manifestimit  Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2023”, kanë vazhduar edhe këtë të diele, me ecjen për “Flakën e Janarit” në nderim të të rënëve për liri, gjegjësisht në nderim të heronjve Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka.

Edhe nga Gjilani, por edhe nga Kamenica, pjesëmarrësit janë bërë bashkë për të nisur ecjen në nderim të këtij manifestimi, ecje kjo fillimisht deri te Kulla e Nuhi Berishës në Sfircë, për të vazhduar më pas deri te kulla (e papërfunduar) e Rexhep Malës në Hogosht, si dhe deri te kulla e Kadri Zekës në Poliçkë. Që edhe e ka përmbyllur shtegun e ecjes,  për t’u rikthyer pjesëmarrësit në Kamenicë gjegjësisht në Gjilan.

EkoHigjiena

Ky ishte aktivitet që u realizua në partneritet mes Komunës së Kamenicës, Komunës së Gjilanit dhe Shoqërisë Bjeshkatare Alpiniste: SHBA “Gjilani”, me pejsëmarrje edhe të SHBA “Shkëmbi”, shoqatave bjeshkatare edhe nga komunat tjera,  përfaqësues të institucioneve të dy komunave, Gjilan e Kamenicë, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, e pjesëmarrës të tjerë.

Përndryshe, aktivitetet e “Flakës së Janarit 2023”, do të vazhdojnë me 17 janar në Gjilan ku në program janë “Akademia e Flakës”,  dokumentari kushtuar heroit Xhevat Qerimi si dhe Ekspozita “Peneli i Flakës 2023″, me dy ekspozita. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.