Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka bërë me dije se deri me tani në mbarë territorin e Republikës së Kosovës janë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 58.027 stikersa për targa”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /2LONLINE.com/