Futbollisti spanjoll, Alvaro Morata është rikthyer në kampionatin spanjoll dhe është gati për avanturën e re.
Ai kaloi me sukses testet mjekësore në klubin më të ri Atletico Madrid,
Ai iu nënshtrua testeve mjekësore vetëm pak orë pasi mbërriti në kryeqytetin spanjoll. Ai do të nënshkruajë kontratë me Atleticon të hënën, pas marrëveshjes mes dy klubeve për huazim deri në qershor të vitit 2020.
Ky është udhëtimi i dytë i Moratës me Los Rojiblancos, pasi ka qenë pjesë e klubit si fëmijë.
26-vjeçari pritet të jetë pjesë e seancës stërvitore sot pasdite.