DYLON

Spanja largon flamurin e Kosovës nga transmetimi zyrtar

Spanja largon flamurin e Kosovës nga transmetimi zyrtar
Avatar photo Elife Sherifi

Spanja ka larguar flamurin e Kosovës në transmetimin direkt të ndeshjes debutuese të saj në Botërorin e hendbollit.

Kosova U21 ka debutuar në Grupin C ndaj Kroacisë, ndërsa Spanja si organizatore e botërorit dhe shtet që nuk e njeh Kosovën si shtet, ka hequr flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë nga transmetimi zyrtar i ndeshjes.

Teksa, në fillim të ndeshjes ceremonia ishte e rregullt me flamur e me himn shtetëror.

EkoHigjiena

Spanja kishte prezantuar Kosovën në short me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit.

Pas kësaj kishte pasur reagime nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe nga IHF-ja, që kishte paralajmëruar se Spanjës mund t’i merret e drejta e organizimit nëse nuk respekton simbolet e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.