Pas shumë artistëve në Kosovë që u ndodhën pranë të prekurve nga tërmeti, modelja e cila lansoi në treg edhe një libër, Angela Martini do të dhurojë 30 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti.
Modelja e njohur i ka bashkangjitur faturën këtij donacioni që e ka hedhur në qeverinë shqiptare, derisa ka bërë edhe një postim tepër emocional.
“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti, ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar”, ka shkruar Anxhela krahas fotos me faturën.