Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se ky projektligj përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrat e Policisë ushtarake të FSK-së.
“Është hera e parë që misioni dhe statusi i Policisë së FSK-së rregullohet me ligj të veçantë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Edhe një sukses i radhës,
Qeveria e Kosovës sot kemi miratuar Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky projektligj përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrat e Policisë ushtarake të FSK-së.
Është hera e parë që misioni dhe statusi i Policisë së FSK-së rregullohet me ligj të veçantë.
Duke marrë parasysh faktin që synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit të Policisë Ushtarake është një hap i rëndësishëm drejtë këtij synimi.
Ne vazhdojmë me sa më pak fjalë e më shumë punë!
Urime!