DYLON

Ministri Sveçla pranoi katër pulla unike postare nga Posta e Kosovës

Ministri Sveçla pranoi katër pulla unike postare nga Posta e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Samedin Mehmeti,  kanë pritur në takim menaxhmentin e NP “Posta e Kosovës”, të udhëhequr nga znj. Fakete Kadiu, u.d kryeshefe ekzekutive.

Në këtë takim u diskutua për fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe hapësirat tjera të bashkëpunimit ndër-institucional, gjithnjë në të mirë të qytetarëve.

EkoHigjiena

Ndër tjera, u diskutuan modalitete të bashkëpunimit drejtë shtrirjes së rrjetit postar dhe përmirësimit të sigurisë në ofrimin e këtyre shërbimeve.

Me këtë rast, menaxhmenti i NP “Posta e Kosovës”, njëherit emetuesi i pullës postare të Kosovës, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi, ministrit Sveçla e drejtorit Mehmeti, ju bënë nga një dhuratë modeste e simbolike – një set me katër pulla postare unike, të emetuara me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ministri Svelça shprehu falënderimin dhe zotimin për një frymë bashkëpunuese e përkrahëse me NP “Posta e Kosovës” edhe të MPB-së edhe të agjencive të saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.