DYLON

Ish-ministrat e Mbrojtjes, Rrustem Berisha e Anton Quni uruan Gjeneral Jasharin për emërimin në pozitën e Komandantit të FSK-së

Ish-ministrat e Mbrojtjes, Rrustem Berisha e Anton Quni uruan Gjeneral Jasharin për emërimin në pozitën e Komandantit të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në vizitë ish-bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët e tij, njëherit ish-ministrat e mbrojtjes, Rrustem Berishën dhe Anton Qunin si dhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj.

Me këtë rast, ata e uruan Gjeneral Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, duke besuar se me lidershipin e tij do të vazhdohen edhe më fuqishëm proceset e nisura e zhvilluara bashkërisht.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, Gjeneral Jashari, i falenderoi për vizitën duke u shprehur edhe njëherë mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për rrugëtimin dhe sukseset e përbashkëta. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.