Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu ka pritur në një takim ambasadorin e OSEB-së në Kosovë, z. Michael Davenport me të cilin kanë diskutuar për reformën në drejtësi, arritjet e deritashme si dhe hapat tutje të Ministrisë për realizmin e objektivave.
Fillimisht Ministrja Haxhiu njoftoi për së afërmi Ambasadorin Davenport për progresin e arritur në realizmin e procesit të Vetingut, duke informuar gjithashtu edhe për veprimet tutje në adresimin e kësaj reformë përmbajtjesore.
Tutje, reforma në Sistemin Prokurorial, Byroja Shtetërore për Konfiskimin Civil, adresimi i dhunës në familje dhe ngritja e mekanizmave ligjor në ketë drejtim, sikurse edhe bashkëpunimi me OSBE në aktivitetet e muajit mars, me fokus ndërgjegjësimin shoqëror e institucional kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore, ishin po ashtu tema të trajtuara në këtë takim. Është diskutuar edhe për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve të Ministrisë së Drejtësisë me institucionet tjera të drejtësisë si Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial e të tjerë, të cilat përmes adoptimit të një plani të përbashkët të veprimit, do të adresonin nevojën e ndryshimeve të tjera ligjore për përmirësimin e llogaridhënies, performancës, disiplinimit dhe transparencës në drejtësi.
Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet përherë i vlefshëm dhe se i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /2LONLINE/