DYLON

Hapet Qendra e Karrierës në IAAP “Mehmet Isai”

Hapet Qendra e Karrierës në IAAP “Mehmet Isai”
Avatar photo Redaksia

‘Pas dy përurimeve të projekteve në fushën e arsimit javën që lamë pas, vazhdojmë me Qendër të re të Karrierës në vlerë prej 19,640.00€ në Shkollën e Mesme të Teknikës “Mehmet Isai”’, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.

Ai ka thënë se Qendra e Karrierës ka për qëllim orientimin në karrierë, rritjen e cilësisë në këtë institucion, si dhe ofrimin e mundësive për krijimin e kuadrove të nevojshëm për tregun e punës përmes përvojës praktike profesionale.

EkoHigjiena

“Ky projekt u realizua falë marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe përfaqësuesit të Projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE).

Vazhdojmë me krijimin e kushteve praktike me standarde evropiane në secilën shkollë. Për arsim sa më cilësor”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.