Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj priti sot në takim delegacionin nga Italia të kryesuar nga Amabsadori Italian në Kosovë, Z. Piero Cristoforo Sardi dhe në përbërja të Deputetëve nga Komisioni Parlamentarë për Politikë të Jashtme i Italisë Znj. Marietta Tidei, Zëvendës kryetare e Komisionit dhe Z. Emanuele Scagiuzzi, anëtarë i këtijë Komisioni.
Gjatë takimit Ministrja Ahmetaj i njoftoi të pranishmit për proceset aktuale të cilat është duke kaluar Kosova, respektivisht avancimin me agjendën evropiane dhe ndërrmarrjen e reformave si pjesë e agjendës evropiane.
Ajo poashtu disktuoi me të pranishmit edhe për rëndësinë që ka procesi i integrimit evropian në kaudër të shtetndërtimit të Kosovës. Njëkohësisht, përshpejtimi i këtij procesi është kërkesë dhe dëshirë e qyetarëve të Kosovës dhe është më e vjetër se vetë shteti i Kosovës.
Nga ana e tyre, deputetët Italian theksuan rëndësinë që ka për Italinë avancimi i Kosovës, dhe i tërë rajonit me agjendën Evropiane si kusht për të garantuar paqën dhe stabilitetin. Poashtu, nga procesi i Berlinit, të cilin këtë vitë do ta kryesoj Italia, presin që marrëdhënjet rajonale të fokusohen në zhvillim ekonomik dhe përmirësim të mirëqenjes së qytetarëve pasiqë pa zhvillim ekonomik edhe avancimi me integrimin evropian do të ndikohet. Njëkohësisht, edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Kosovën është vlerësuar më optimizëm nga Italia.
Deputetët poashtu konfirmuan se për Italinë ka rëndësi finalizimi i procesit të Liberalizimit të Vizave dhe konfirmuan se do të përkrahin Kosovën në proceset nëpër të cilat po kalon vendi.