DYLON

Ministrja Ahmetaj nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit integrues

Ministrja Ahmetaj
Avatar photo Redaksia

Ministrja Ahmetaj ishte pjesë e panelit në Samitin e Komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme, i cili u organizua sot në Prishtinë.

Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj i’u drejtua panelit duke thënë: “Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare/tejkalimi i barrierave politike të rajonit”, ku potencoi rënëdësinë e debatit për bashkëpunim ndërmjet vendeve të Ballkanit Perendimor në kuadër të prcoesit të integrimit Evropian.

Në fjalimin e saj Ministrja Ahmetaj theksin e vuri tek e ardhmja e përbashkët e Ballkanit Perëndimorë, që është integrimi në Bashkimin Evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit në mënyrë që ta përforcojmë dhe përshpejtojmë procesin e anëtarësimit në BE, për të gjithë rajonin.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi rajonal, dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë gurëthemel i Procesit të Stabilizim Asociimit dhe kjo është e artikuluar qartë në marrëveshjet kontraktuale të secilit vend me BE-në. Integrimi në BE do të duhej të ishte forca tërheqëse apo katalizatori që në një formë i obligon shtetet e Ballkanit Perëndimorë për një bashkpunim të ndërsjellë, çdo herë duke qenë shtetet anëtare të BE-së garant të këtij bashkpunimi” tha ndër të tjera Ministrja Ahmetaj.

Në vazhdim ministrja Ahmetaj nënvizoi disa nga projektet e përbashkëta ku është i përfshirë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimorë, sikurse edhe Kosova, duke spikatur procesin e Berlinit, apo “Western Balkans 6” si një nismë rajonale e ndërlidhur me zgjerimin e BE-së. Sikurse edhe shembuj tjerë kur procesi i integrimit evropian ka sjellë rezultate në tejkalimin e dallimeve mes shteteve në rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.