• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Delegacioni i UKZ-së përmbyll me sukses vizitën studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës

Redaksia 2LONLINE 21 Dhjetor, 2019 4 min
 Delegacioni i UKZ-së përmbyll me sukses vizitën studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës

Delegacioni i Universitetit “Kadri Zeka”, në përbërje të Rektorit, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Ass. Dr. Dukagjin Leka, zyrtarja për marrëdhënie me jashtë z. Luljete Berisha dhe 17 studentët e Universitetit tonë, kanë përmbyllur me sukses vizitën e tyre studimore në Universitetin ZUG të Zvicrës

Vizitën studimore studentët dhe menaxhmenti i UKZ-së e kanë filluar me pritjen zyrtare që iu është bërë nga Prof. Dr. Esther Kamm, Rektore e Universitetit ZUG, e cila ka falënderuar studentët e UKZ-së që kanë pranuar të qëndrojnë për vizitë studimore në Universitetin ZUG . Kurse nga ana e tij Rektori Kosumi ka falënderuar Rektoren Kamm për pritjen, duke thënë se studentët janë urë lidhëse e bashkëpunimit mes dy institucioneve.

Në kuadër të kësaj vizite, Rektori Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi ka nënshkruar marrëveshje të re bashkëpunimi me Prof. Dr. Esther Kamm, Rektore e Universitetit ZUG.

Rektori Kosumi dhe Kamm, janë shprehur të lumtur për marrëveshjet e arritura, sepse sipas tyre, ato i japin kuptim marrëdhënieve përmbajtësore në mes të dy shteteve, respektivisht mes dy Universiteteve. Sipas marrëveshjes në fjalë Universiteti “Kadri Zeka” dhe Universiteti Zug do të bashkëpunojnë mes vete edhe për pesë vitet e ardhshme. Ndryshe UKZ dhe Universiteti ZUG edhe në vitin 2017, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Gjithashtu drejtuesit e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ dhe studentët, janë pritur në takim edhe nga Kryetari i qytetit të Zug-ut, Karl Kobelt, i cili njëherësh ka paraqitur para studentëve një prezantim të komunës që ai drejton. Studentët e UKZ kanë shprehur interesimet e tyre rreth sistemit arsimor në Zug, mundësit e shkollimit, si dhe të jetës në përgjithësi.

Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar edhe nga studentët e Universitetit ZUG, gjatë qëndrimit të tyre një javor në Zvicër, kanë pasur aktivitete të përbashkëta, takime e vizita në Komunën e ZUG-ut, gjithashtu ata kanë parë nga afër mënyrën e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Universitetin ZUG, gjatë vizitës që i kanë bërë disa shkollave atje, por kanë pasur edhe vizita të tjera në qytet.

Në kuadër të vizitës studimore janë mbajtur edhe dy punëtori.

Punëtori e parë është mbajtur për robotikën, ndërsa është organizuar nga Universiteti ZUG.

Studentët gjatë punëtorisë kanë pasur rastin që nga profesorët e Universitetit ZUG të mësojnë, praktikojnë një varg veglash e aparaturash të reja inovative me të cilat kanë arritur të punojnë një aparat robotik, që vepron në bazë të direktivave të njeriut.

Kjo përvojë për studentët kanë qenë jashtëzakonisht impresionuese, derisa kanë shprehur interesimet e tyre rreth kësaj eksperience të re për ta.

Ndërsa në punëtorinë e dytë rreth migracionit, fillimisht një prezantim të shtetit zviceran për këtë temë e ka bërë Marcus Buzberger profesor i Universitetit ZUG, po ashtu një prezantim rreth perspektivës së migracionit në Kosovë e ka bërë Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe zyrtarja për Marrëdhënie me Jashtë në UKZ Luljete Berisha.

Pas prezantimit studentët kosovar dhe ata zviceran janë ndarë në grupe punuese, ku kanë dhënë shembuj të tyre rreth migrimit.

Studentët si: Erza, Gresa, Mërgimi, Endriti, shprehen të kënaqur me vizitën në Zug, derisa thonë se sa i përket procesit mësimor, UKZ nuk e dallon shumë nga Universiteti ZUG. Studentët duke folur rreth vizitës në Zvicër, respektivisht në Universitetin ZUG, kanë theksuar se duke i njohur arritjet dhe sukseset e Universiteteve tjera, ne marrim njohuri dhe i ndajmë përvojat me profesionistët, në këtë rast me profesorët dhe studentët zviceran, të cilat në të ardhmen mund të ju shërbejnë për arritjet e tyre profesionale.

Etiketa:aktuale delegacioni Gjilan UKZ Universitetin ZUG Universitetit “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta

19 Gusht, 2022
Gjilan

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022
Gjilan

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022
Policia

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Gjilan: Tejkalim i shpejtësisë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj

19 Gusht, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan: Aktivitete javore të komunikacionit rrugor

19 Gusht, 2022

Policia në 24 orë: Shqiptohen 2 mijë e 26 gjoba trafiku

19 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

19 Gusht, 2022

Arijeta Rexhepi kandidon për Kryetare të Grave në Vetëvendosje, Qendra Gjilan

18 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com