Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim përfaqësuesit e Odës së Stomatologëve të Kosovës, Dr. Blerim Kamberi dhe Dr. Ali Gashi. Temë kryesore e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve stomatologjike, si dhe hartimit të dokumenteve strategjike dhe zhvillimore.
Ministri Vitia tha se odat e profesionistëve shëndetësorë janë shtylla e sistemit shëndetësor.
“Bashkëpunimi ynë siguron rritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Qellimet tona janë të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe thellimi i bashkëpunimit është shumë i rëndësishëm”, tha ministri Vitia.
Ndërsa, kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës prezentoi para ministrit planet dhe objektivat e punës së tyre.
Gjatë këtij takimi u vlerësua domosdoshmëria urgjente e hartimit të dokumenteve strategjike, ndërsa të pranishmit u dakorduan që të themelohen grupet punuese të përbashkëta për hartimin e tyre. /2LONLINE/