• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Komuna e Gjilanit përmbyll ciklin e dëgjimeve për planifikim të buxhetit 2024-2026

Redaksia 2LONLINE 1 Shtator, 2023 3 min
 Komuna e Gjilanit përmbyll ciklin e dëgjimeve për planifikim të buxhetit 2024-2026

Komuna e Gjilanit ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikim të buxhetit 2024-2026.

Komuna ka realizuar njëmbëdhjetë dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit 2024-2026, me gratë, rininë, fermerët, profesionistë të arsimit, të shëndetësisë, profesionistë të kulturës, sportit e personat me nevoja të veçanta, komunitetet jo-shumicë, me këshillat lokalë të fshatrave, me lagjet e qytetit Dardania 1, Dardania 2, Dheu i Bardhë, Reshat Ymeri, Qendra, Rruga e Prishtinës, Arbëria, Zabeli i Sahitagës, Iliria, Lagjja 8 dhe Hamdi Kurteshi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me u.d. drejtorin për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni, kanë prezantuar kufijtë buxhetor për 3 vitet e ardhshme, ndërkohë që kanë marrë pjesë dhe ka adresuar qëndrimet para të pranishmëve edhe drejtorët komunalë, Kushtrim Zeqiri, Alban Demiri, Doruntina Hasani e Ali Arifi.

“Për vitin 2023 buxheti ishte tre milionë euro me i lartë, ndërsa në vitin 2024 do të jetë rreth 37 milionë euro, në vitin 2025 mendojmë se do të jetë 39 milionë euro, derisa në vitin 2026 do të jetë 41 milionë euro. Po ashtu, projekt buxheti përbëhet edhe nga grantet qeveritare. Ndërsa, në vitin 2023 kategoria paga dhe mëditje është struktura me më së shumti shpenzime si dhe kategoritë e tjera me radhë. Po ashtu, në planifikim janë edhe 1.5 milion për pagesën e borxheve të Komunës”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

“Ne në këtë vit kemi shtuar edhe disa kategori të tjera që do të marrin kujdesin e Komunës së Gjilanit, pra kemi kategori te veçanta. Pra, kemi paraparë grante në të gjitha kategoritë dhe të gjitha kanë një rritje më të madhe të buxhetit krahasuar me atë që e kanë pasur deri më tash”, është shprehur, përveç tjerash, kreu i Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit dhe bashkëpunëtorët u janë përgjigjur të gjitha kërkesave të qytetarëve, të cilat sipas mundësive të Komunës, do të inkorporohen në planifikim të buxhetit. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni degjime publike Gjilan Komuna e Gjilanit planifikim të buxhetit rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023
Policia

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023
Nacionale

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023
Gjilan

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Vavalis: Është koha t’i kthehemi fitoreve

23 Shtator, 2023

Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

23 Shtator, 2023

Realizohet gara tradicionale “Ujku Garues”

23 Shtator, 2023

Ka ndërruar jetë Bajram Ismajli, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

23 Shtator, 2023

Galatasaray SK, kampione e garës BVA Kupa Ballkanike për Klube

22 Shtator, 2023

KPB-Anamorava: Aktivitet me moton “Të gjithë jemi të barabartë”

22 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com