DYLON

Kryetari Haliti pjesëmarrës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë

Kryetari Haliti pjesëmarrës në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Bamirësisë
Avatar photo Redaksia

Sot në Prishtinë nën organizimin e Caritas Kosova është shënuar Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, ku pjesëmarrës ishin mysafir të shumtë nga niveli qendror e lokal.

Një fjalë rasti para të pranishmeve e mbajti edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili foli për konceptin e bamirësisë.

EkoHigjiena

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, ne festojmë frymën e jashtëzakonshme të dhënies, dhembshurisë dhe vetëmohimit që lidh komunitetet dhe i kapërcen kufijtë. Me këtë rast do të doja të veçoja dy shembuj të ndritshëm që simbolizojnë konceptin e bamirësisë, e që janë: Nënë Tereza e paepur dhe puna jetike e organizatës ndërkombëtare Caritas, pjesë e së cilës është Caritas Kosova”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se këta dy shembuj përkufizojnë më së miri konceptin e bamirësisë dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë.

Ai foli jo vetëm për kontributin e Nënës Terezë në fushën e bamirësisë por edhe të organizatës Caritas, e cila ka një bashkëpunim shumë të mirë me komunën e Vitisë, në projekte të ndryshme në interes të komuniteteve pa dallime duke potencuar se Caritas Kosova është e angazhuar për të ndihmuar të gjithë ata që janë në nevojë.

I pari i komunës së Vitisë pati edhe një porosi publike duke kërkuar që të vazhdohet puna që të bëhet ndryshimi përmes fuqisë së bamirësisë dhe bashkëpunimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.