Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj.
Në këtë takim ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin slloven për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë si dhe për përpjekjet në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative në Republikën e Kosovës.
Ndërsa ambasadori slloven u shpreh i gatshëm që të përkrahë institucionet e sigurisë në Kosovë.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mirat në mes të dy vendeve dhe u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi në mes tyre.